Aktualitet

Aksident rrugor në aksin Fier- Patos, automjeti përplas një person i cili po udhëtonte me biçikletë

Si pasojë e goditjes, ai është lënduar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore.

30 Mars 2026, 15:29 Nga E.d
Aksident rrugor në aksin Fier- Patos, automjeti përplas një
Foto ilustruse

FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Fier- Patos, konkretisht në vendin e quajtur Portëz. Një automjet ka goditur një person, i cili po udhëtonte me biçikletë. Si pasojë e goditjes, ai është lënduar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore.

Bëhet me dije se i dëmtuari është jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton më shumë mbi shkaqet e aksidentit./Dosja.al

fier- patos policia aksident

Sondazh

Poll