Aktualitet

EMRI/ U kap duke qarkulluar me pistoletë, arrestohet 28-vjeçari në Durrës! 13 vite më parë kishte vrarë shokun e shkollës 

I arrestuari është Edrin Varaku, 28 vjeç, banues në Shijak.

30 Mars 2026, 15:21 Nga E.d
EMRI/ U kap duke qarkulluar me pistoletë, arrestohet 28-vjeçari
Foto ilustruse

DURRËS- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 28-vjeçar në qytetin e Durrësit, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri. I arrestuari është Edrin Varaku, 28 vjeç, banues në Shijak. Në vitin 2013 ai kishte vrarë me armë zjarri shokun e tij të shkollës. 

Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me municion luftarak, të cilën e posedonte pa leje.  Varaku u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. 

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që qarkullojnë me armë pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të kësaj veprimtarie kriminale, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Pasagjeri”.

Gjatë operacionit, në lagjen nr. 13, Durrës, u ndalua automjeti me drejtues shtetasin A. L., ku dyshohej se lëvizte si pasagjer një shtetas i armatosur, shtetasi E. V. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. V., pasagjer në këtë automjet, iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me municion luftarak, që ai e posedonte pa leje.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi E. V., 28 vjeç, banues në Shijak, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ndërsa shtetasi A. L., 25 vjeç, banues në Shijak, u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

edrin varaku durrës armë zjarri

Sondazh

Poll