Politike

Berisha: Sot ne kemi drejtim absolut më themelor, organizim. PD nuk është mision i lehtë

Në një deklaratë për shtyp, ai u shpreh se, ky mision kërkon që të bëhet gjithçka për të fuqizuar PD.

30 Mars 2026, 14:48 Nga D.S
Berisha: Sot ne kemi drejtim absolut më themelor, organizim. PD nuk
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Opozitës deklaroi se, Partia Demokratike ka sot drejtimin absolut më themelor drejt organizimit. Në një deklaratë për shtyp, ai u shpreh se, ky mision kërkon që të bëhet gjithçka për të fuqizuar PD.

Megjithatë ai i rikujtoi audiencës kushtet në të cilën aktualisht ndodhet opozita shqiptare mes asj që ai e cilëson si 'narkoshtet'

"Mos harroni se aktualisht në kushtet që jemi, narkodiktatura i tha komunitetit ndërkombëtar, unë nuk pyes për ju. Pse? E ka për jetë a vdekje ai atë betejë. E ka për veten e vet ai, sepse e di që kudo që ta prekësh del i korruptuar, ai del delinkuentë në çdo gjë. Dhe mos mendojmë se do të ndryshojë. Pra, mbetemi vetëm ne. Mbetet vetëm PD, nuk është detyrë e lehtë, është detyrë shumë e vështirë, është mision i vështirë.
Dhe ky mision kërkon që të bëjmë gjithçka për të fuqizuar PD. Pra, në mbledhje paraprake po me ju diskutuam për shpërndarjen e dokumenteve. Duhet që të kontrolloni këtë proces në mënyrë që anëtarësia të pajiset sa më shpejtë me dokumente. Sot ne kemi drejtim absolut më themelor, organizim, organizim, organizim. Pra, të merremi me partinë.", tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll