30 Mars 2026, 14:29
Nga D.S
Ervin Salianji
TIRANË- Ervin Salianji zbuloi se cila do të ishte lëvizja e tij nëse kreu i PD është i sigurt për mbështetjen brenda partisë, të përballet me votën e demokratëve në garën për drejtuesin e selisë blu. Në një intervistë në emisionin “Puls” në A2CNN, Salianji foli edhe për mundësinë e skenarit të përjashtimit të tij nga PD.
Ai u shpreh se nëse përjashtohet do vijojë komunikimin me demokratët dhe nuk ka ndërmend që të nisë një përballje ligjore brenda PD-së. Ndër të tjera ai nënvizoi se nuk do ti japë avantazh Ramës.
“Unë pranoj të hyj në garë edhe me këto probleme që ka sot PD. Nuk ka lista. Nuk dihen kush janë votuesit sot! Nuk ka kohë të barabartë, infrastrukturën e partisë e përdor vetëm z.Berisha. Burimet financiare i përdor vetëm z.Berisha. Nuk ka njeri që e mbron përveç këtyre që paguhen, janë edhe klouna. Pse s’pranon z.Berisha, nëse e ka të sigurt dhe ka mbështetje, që të bëjë garë? Se duhet të jesh, nuk e di çfarë niveli që të thuash këtë e ka kapur Rama, këtë e financon ky, ku si?! Se unë kam bërë burg, këta kanë bërë tendera dhe licensa. Unë kam fituar përballë Ramës në zgjedhje dhe në çdo palë zgjedhje kam qenë me rezultatin më të mirë brenda PD-së. Këta janë mundur nga Rama, janë shqepur. Ua kamë vjedhur, po pse s’mi kanë vjedhur mua, pse s’i kanë vjedhur në Kavajë, Kukës, Fushë-Arrës. A ke siguri që ke mbështetje? Dil dhe provoje me votë. Pavarësisht se neni statutor ta ndalon", u shpreh Salianji.
Pyetje: A ka rrezik ta heqin edhe emrin tuaj nga lista e PD-së?
“Rreziku në autokracitë brenda partiake sigurisht që ekziston. Por këtu ka një model, nëse i kërkojmë Edi Ramës zgjedhje të lira, të barabarta dhe të ndershme, duhet të japë kundërmodelin e vet. Unë bej politikë që s’është duel momental. Kjo rrugë e çon PD-në drejt greminës. Unë do vazhdoj prapë komunikimin me demokratët, personalisht s’e çoj në proces gjyqësor, sepse s’dua t’i jap Ramës avantazh, që PD të shkojë në procese gjyqësore”, tha ai./Dosja.al
ervin salianji pd sali berisha
Politike
30 Mars 2026, 14:27
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se prej tetë muajsh, Edi Rama ka bllokuar ngritjen e komisionev...
Politike
30 Mars 2026, 14:24
D.S
Ajola XOXA
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë për Ajola Xoxën.
Mësohet se bashkë...
Politike
30 Mars 2026, 14:23
I.A
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi një takim me drejtuesit dhe koordinatorët politikë të PD-së, k...
Politike
30 Mars 2026, 13:29
D.S
TIRANA- Propozimi i Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç për një anëtarësim të pjesshëm të Ball...
Politike
30 Mars 2026, 13:37
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se vendimi i marrë nga Rama është një akt i papra...
Politike
30 Mars 2026, 13:20
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi edhe emërimin e Skënder Hitës në krye të Pol...
Politike
30 Mars 2026, 13:16
I.A
TIRANË- Kreu i Sali Berisha u shpreh se shqiptarët duhet të flasin më 17 prill për të ardhmen e tyre në Europë. Gjat&e...
Politike
30 Mars 2026, 13:02
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se disa vende anëtare të Bashkimit Europian kanë bllokuar...
Politike
30 Mars 2026, 12:54
D.S
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se do të ftojë në takime liderët e partive op...
Politike
30 Mars 2026, 12:51
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha në një dalje për mediat sulmoi Edi Ramën në lidhje me Bashkimin Evropian. G...