Aktualitet

Fermerët e Frakullës në protestë! Denoncojnë abuzimin me çmimin e luleshtrydhes

Mësohet se ata denoncojnë faktin se luleshtrydhja është me 500 lekë për arkë, ndërkohë që në treg shitet me mbi dyfishin e kësaj vlere.

30 Mars 2026, 14:05 Nga D.S

Fermerët e Frakullës në protestë! Denoncojnë abuzimin

TEPELENË-  Fermerët e Frakullës kanë bllokuar sërish aksin Levan–Tepelenë në shenjë proteste kundër çmimeve të ulëta të grumbullimit. Mësohet se ata denoncojnë faktin se luleshtrydhja është me 500 lekë për arkë, ndërkohë që në treg shitet me mbi dyfishin e kësaj vlere.

Përveç kësaj, fermerët kërkojnë me ngulm ndërhyrjen e shtetit përmes subvencioneve direkte për të përballuar kostot e larta. Ata paralajmërojnë përshkallëzim të situatës, duke theksuar se pa masa urgjente, bujqësia vendase rrezikon falimentimin total.

Ky hendek i madh çmimesh konsiderohet nga prodhuesit si një abuzim i hapur që po çon drejt rrënimit të punës së tyre.Kërkesat kryesore përfshijnë uljen e çmimit të naftës dhe mbështetje financiare për inputet bujqësore si plehrat dhe pesticidet./Dosja.al

cmimi i luleshtrydhes fermerët e frakullës në protestë

Sondazh

Poll