Politike

Berisha: Edi Rama të organizojë tryeza, por asnjë kapitull nuk mbyllet pa votimin unanim, pozitiv për IBAR-in

Berisha bëri të ditur se pavarësisht tryezave dhe diskutimeve që Rama mund të organizojë, asnjë kapitull nuk mund të mbyllet pa një votim unanim dhe pozitiv për Institucionin e Bashkimit të Arsimit dhe Rinisë (IBAR).

30 Mars 2026, 13:37 Nga I.A
Berisha: Edi Rama të organizojë tryeza, por asnjë kapitull nuk
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se vendimi i marrë nga Rama është një akt i papranueshëm që i jep përparësi interesave personale në dëm të qytetarëve shqiptarë dhe të të ardhmes së vendit. Berisha paralajmëroi se pas këtij vendimi, Rama është i gatshëm të marrë çdo masë për të ruajtur pozicionin e tij, pavarësisht dëmit që mund t’i shkaktojë Shqipërisë.

Berisha bëri të ditur se pavarësisht tryezave dhe diskutimeve që Rama mund të organizojë, asnjë kapitull nuk mund të mbyllet pa një votim unanim dhe pozitiv për Institucionin e Bashkimit të Arsimit dhe Rinisë (IBAR).

'Para së gjithash, këto janë akte primivite, propagandistike të turpshme dhe të shëmtuara të Edi Ramës. Unë paralajmëroj shqiptarët se pas vendimi që mori për të mbrojtur me çdo kusht veten e tij dhe për të sakrifikuar çdo interes të qytetarëve shqiptarë, Edi Rama është i gatshëm të marrë çdo vendim tjetër. Ndaj dhe thirrja ime ta ndalojmë. Ta ndalojmë dhe ti japim përgjigjen e merituar këtij delinkuenti, kreut të organizatës kriminale, Edi Ramës. Edi Rama të organizojë tryeza dhe stërtryeza, asnjë kapitull nuk mbyllet pa votimin unanim, pozitiv për IBAR-in. Të gjitha të tjerat janë trillime, mashtrime të brendshme dhe kur vijnë nga jashtë, janë lobime korruptive të Edi Ramës. Cilido që mendon ndryshe, le të studiojë pak historikun e BE-së,' tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama ibar

Sondazh

Poll