Politike

Anëtarësimi në BE, Rama: Prokurimi publik me Inteligjencë Artificiale realitet brenda vitit 2027

Gjatë mbledhjes së sotme, Rama theksoi se kjo duhet që të vihet në punë brenda vitit 2027.

30 Mars 2026, 12:42 Nga I.A
Anëtarësimi në BE, Rama: Prokurimi publik me
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Prokurimi publik me Inteligjencë Artificiale duhet që të bëhet realitet. Gjatë mbledhjes së sotme, Rama theksoi se kjo duhet që të vihet në punë brenda vitit 2027. Sipas Ramës, kurorëzimi i kësaj pune do ta çojë nivelin e vendit në shembull. 

”Te prokurimi publik kemi bërë progres të madh në raport me vetveten dhe në raport me rajonin, por ende nuk jemi në kornizën e progresit të mirë, çka do të thotë plotësim i këtij aspekti si pjesë e kushteve. Është e rëndësishme dhe vendimtare që puna e nisur për modernizimin e prokurimit publik me inteligjencë artificiale të vazhdojë dhe të kurorëzohet. Kurorëzimi i saj do të na çojë në një nivel tjetër dhe do të na bëjë një vend shembull në këtë aspekt. Kjo duhet t’i përkasë kësaj kornize kohore, brenda kalendarit të negociatave, dhe viti 2027 duhet të na gjejë me këtë objektiv të realizuar,” tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll