Politike

Reforma Zgjedhore/ PS dhe PD drejt marrëveshjes për kufizimin e financimeve të partive, 'hiqen' dhuratat nga individët dhe bizneset

Ligji parashikon kufizime të qarta për kontributet financiare që partitë mund të marrin nga shtetasit shqiptarë maksimumi 200,000 lekë në vit dhe nga persona fizikë të regjistruar tatimor, maksimumi 500,000 lekë në vit dhe nga çdo person juridik, maksimumi 1,000,000 lekë në vit.

30 Mars 2026, 12:30 Nga D.S

Reforma Zgjedhore/ PS dhe PD drejt marrëveshjes për kufizimin e

TIRANË- Dy partitë e mëdha ajo Demokratike dhe Socialiste po drejtohen drejt hartimit të një sërë ligjesh të arritura me konsensus në kuadër të Reformës Zgjedhore.

Ligji parashikon kufizime të qarta për kontributet financiare që partitë mund të marrin nga shtetasit shqiptarë maksimumi 200,000 lekë në vit dhe nga persona fizikë të regjistruar tatimor, maksimumi 500,000 lekë në vit dhe nga çdo person juridik, maksimumi 1,000,000 lekë në vit.

Sipas këtij drafti çdo dhurim mbi 50,000 lekë duhet të bëhet vetëm përmes sistemit bankar. Drafti do të shpallet publikisht për konsultim dhe më pas do të ndjekë procedurat për miratimin në Kuvend./Dosja.al

reforma zgjedhore

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll