Politike

Integrimi në BE/ Rama: Siguria ushqimore dhe e konsumatorit është sfida e sfidave

Gjatë mbledhjes së zhvilluar në kryeministri, Rama ka deklaruar se bashkë me sigurinë ushqimore është dhe siguria e konsumatorit, të cilën e quajtur si sfidën e sfidave. 

30 Mars 2026, 12:35 Nga I.A
Integrimi në BE/ Rama: Siguria ushqimore dhe e konsumatorit është
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se sfida më e madhe e Shqipërisë për integrimin në BE është siguria ushqimore. Gjatë mbledhjes së zhvilluar në kryeministri, Rama ka deklaruar se bashkë me sigurinë ushqimore është dhe siguria e konsumatorit, të cilën e quajtur si sfidën e sfidave. 

”Patjetër që barrën më të madhe në të gjithë këtë proces negociatash e ka ekonomia, por pastaj barra bëhet e qartë në të gjithë kompleksitetin e vet kur shikon se si shtrihet tek infrastruktura, bujqësia, financat, e me radhë. Dy gjëra më bien në sy në prezantimin që u bë, e para domosdoshmëria për të kaluar nga një proces i kufizuar, për të kaluar nga drita e kuqe tek jeshilja, në prokurimin publik kemi bërë një progres të madh por nuk jemi në kornizën e progresit të mirë, është vendimtare që puna e nisur për modernizimin e prokurimin publik me Ai duhet të vazhdojë intensivisht. Kjo nuk është diçka që i përket shekullit të ardhshëm por kësaj kornize kohore. 2027 duhet të na gjejë me këtë objektiv të plotësuar. Së dyti, është kontrolli financiar, edhe aty kongresi është i kufizuar. Kemi nisur një punë parapake pa hyrë në të gjitha të tjerat por duke e mbyllur sfidën e sfidave që është siguria ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit”, tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll