Politike

Negociatat me BE/ Majlinda Dhuka: Kemi nisur punën për mbylljen e kapitujve

Në një konferencë për rrugëtimin e integrimit, Dhuka ka deklaruar se ka një punë masive që mbetet për tu bërë deri në vitin 2027.

30 Mars 2026, 12:05 Nga I.A
Negociatat me BE/ Majlinda Dhuka: Kemi nisur punën për mbylljen e
Majlinda Dhuka

TIRANË- Kryenegociatorja e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian, Majlinda Dhuka ka deklaruar se puna për mbylljen e kapitujve për anëtarësimin e vendit në BE ka nisur. Në një konferencë për rrugëtimin e integrimit, Dhuka ka deklaruar se ka një punë masive që mbetet për tu bërë deri në vitin 2027.

Dhuka sqaroi se procesi i integrimit është kompleks, duke theksuar se në këtë rrugë Shqipëria ka punuar njëkohësisht në shumë fronte dhe institucione.

'Shumë punë është përpara për tu bërë deri në vitin 2027, dhe pas këtij viti deri në fund të dekadës ku apsirojmë që të kemi përmbushur kriteret për të qenë pjesë anëtare e BE. Shqipëria ka marrë vlerësimin pozitiv të Komisionit Evropian në shkurt të këtij. Jemi të gatshëm të plotësojmë çdo kërkesë. Shqipëria duhet të kalojë në fazën e mbylljes së kapitujve, një nga një të 33 kapitujve, ne kemi nisur punën për mbylljen e kapitujve. Kemi punuar për plotësimin e kushteve për mbylljen e negociatave, pra për çeljen, për kushte e ndërmjetme, dhe për kushte e mbylljes. Shqipëria është proaktive, vepron paraprakisht për përgatitjet teknike dhe kjo është arsyeja pse lëvron në kohë  të gjitha rezultate e reformave, sepse punohet në shumë fronte dhe institucione njëkohësisht. Punë është komplekse, jo e komplikuar. Janë 157 institucione, dynivelshe Shqipëri-BE. Shqipëria i ka përmbushur 24 kushte të ndërmjetme. Kemi marrë 101 kushte për mbylljen e negociatave, pasi ka përmbushur 24 kushtet e ndërmjetme,' tha Dhuka./Dosja.al

majlinda dhuka

Sondazh

Poll