Politike

U ofrua si kandidat për Bashkinë Tiranë, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e votave që nga zgjedhjet e 96-ës

Sipas shkresës së publikuar në media, Braçe kërkon informacion në lidhje me votimin ndaj tij në kohën kur ka kandiduar për deputet në qarkun e Beratit, që nga viti 96 kur u zgjodh për herë të parë dhe për mandatet e fundit në Lushnjë.

30 Mars 2026, 11:28 Nga I.A
U ofrua si kandidat për Bashkinë Tiranë, Braçe i
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve rezultatet e tij në vota, që nga zgjedhjet e vitit 1996. Sipas shkresës së publikuar në media, Braçe kërkon informacion në lidhje me votimin ndaj tij në kohën kur ka kandiduar për deputet në qarkun e Beratit, që nga viti 96 kur u zgjodh për herë të parë dhe për mandatet e fundit në Lushnjë.

U ofrua si kandidat për Bashkinë Tiranë, Braçe i
Dokumenti

Kjo lëvizje nga Braçe ka ardhur pasi dy ditë më parë Braçe në mbledhjen e njësisë 5 në Tiranë është vetë ofruar si kandidat zyrtar i PS-së për zgjedhjet e Bashkisë Tiranë që do të mbahet vitin e ardhshëm. Deputeti deklaroi se, nëse nuk zgjidhet si kandidat zyrtar i PS-së, do të garojë si kandidat i pavarur për drejtimin e Bashkisë së kryeqytetit.

“Siç e kuptuat dhe vetë kjo situatë nuk mund të jetë më e tillë. Nuk gjejnë zgjidhje problemet që kanë socialistët e ka nevojë për një organizim ndryshe. Ndaj në këtë situatë unë do dal të kërkoj mbështetjen e socialistëve jo vetëm të njësisë 5, por në gjithë Tiranën dhe nëse nuk do të jem kandidat zyrtar i PS, do të shpall kandidaturën si kandidat i pavarur për kryetar bashkie në Tiranë”, deklaroi socialisti./Dosja.al

erion braçe

Sondazh

Poll