30 Mars 2026, 11:28
Nga I.A
Skënder Hita
TIRANË- Drejtori i ri i Policisë së Shtetit është zgjedhur Skënder Hita. Vendimi është marrë ditën e sotme dhe është dhënë nga Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari.
Sipas Lamallarit, ky vendim është marrë mbi bazën e meritës, profesionalizmit dhe integritetit, pas një procesi konkurrues ku Hita është renditur ndër kandidatët më të vlerësuar.
Postimi i Lamallarit:
Sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave miratuam vendimin për dhënien e gradës Drejtues Madhor dhe emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z.Skënder Hita. Ky është një vendim i bazuar në meritë, profesionalizëm dhe integritet. Skënder Hita ka rezultuar ndër kandidatët më të vlerësuar nga një proces konkurrues, duke dëshmuar përvojë të spikatur, vizion të qartë strategjik dhe angazhim të palëkundur ndaj ligjit dhe qytetarëve.
Policia e Shtetit ka një rol kyç në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Prandaj, drejtimi i saj kërkon jo vetëm aftësi profesionale, por edhe ndershmëri, etikë dhe përgjegjësi të lartë publike. Jam i bindur se, nën drejtimin e tij, Policia e Shtetit do të vijojë të forcojë performancën, të rrisë besimin e qytetarëve dhe të përmbushë me përkushtim misionin e saj në shërbim të sigurisë dhe shtetit të së drejtës.
Në 5 vitet e fundit, Hita ka qenë drejtues në qarqet më të vështira në vend, Shkodër, Durrës, Dibër dhe së fundmi në Fier./Dosja.al
skënder hita ilir proda
Aktualitet
30 Mars 2026, 11:20
I.A
Endri Meksi
TIRANË- Pronari i MCN Tv Endri Meksi ka komentuar kërcënimet ndaj tij, duke deklaruar se nuk ka asnjë informacion nga polic...
Aktualitet
30 Mars 2026, 11:19
D.S
Ajola XOXA
TIRANË- Gjykata e Posaçme po shqyrton sot kërkesën e Ajola Xoxës për ndryshim të masës së si...
Aktualitet
30 Mars 2026, 11:06
D.S
Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e trupave të Forcës së Sigurisë s...
Aktualitet
30 Mars 2026, 11:03
I.A
Ervis Martinaj
TIRANË- Babai i Ervis Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur ditën e sotme në GJKKO pasi është ...
Aktualitet
30 Mars 2026, 10:44
D.S
SPANJË- Mediat spanjolle kanë publikuar detaje të reja rreth vrasjes së Miklovan Dakajt. La Razon shkruan se, 13 maji 2025 ishte hera...
Aktualitet
30 Mars 2026, 10:55
I.A
Endri Meksi
TIRANË- Pronari i MCN TV Endri Meksi është kercenuar sërish më 28 mars. Lajmi bëhet i ditur nga gazetari Fer...
Aktualitet
30 Mars 2026, 10:24
D.S
Maglent Dybeli
PERU- Autoritetet në Peru kanë zbuluar rrugën e një mafie shqiptare të drogës që përdor Lim&eum...
Aktualitet
30 Mars 2026, 09:57
D.S
Aurora Tila
ITALI- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vdekja tragjike e 13-vjeçares shqiptare në Itali, Auror...
Aktualitet
30 Mars 2026, 09:43
D.S
Dy ish-drejtueset e Agjencisë Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit, AKSHI, janë në hetim prej muajsh nga Prokuroria e Po...
Aktualitet
30 Mars 2026, 09:03
D.S
DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar një 28-vjeçar, pasi lëvizte i armatosur me pistoletë. Sipas njoftimit të policis&...