Politike

Përplasja mes Ramës dhe Spiropalit, Peleshi: Nuk ka përçarje, por ka diskutime

Gjatë një prononcimi për mediat, Peleshi është shprehur se nuk ka përçarje në PS, por ka diskutime.

29 Mars 2026, 13:34 Nga E.d
Përplasja mes Ramës dhe Spiropalit, Peleshi: Nuk
Foto ilustruse

TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka reaguar për debatin mes kryeministrit Rama dhe deputetes, Elisa Spiropali, i cili ndodhi ditën e djeshme në mbledhjen e Grupin parlamentar të PS-së. Gjatë një prononcimi për mediat, Peleshi është shprehur se nuk ka përçarje në PS, por ka diskutime.

Sipas tij, gjatë ditës së djeshme ka pasur diskutimi të shëndetshëm. Kryetari i Kuvendit tha se deputetët e PS-së, nuk janë në një formacion ushtarak, në të cilin nuk ka mendime dhe mungesë demokracie të brendshme. Në fund, ai e quajti debatin e raportuar mes Ramës dhe Spiropalit një thashetheme pa asnjë kontekst politik.

Pyetje: A ka përçarje në PS?

Niko PeleshiNëse i referoheni thashethemeve unë nuk mund të komentoj thashetheme pa substancë politike. Nuk di çdo të thotë përçarje. Natyrisht ka diskutime. Orë të gjata diskutimi kemi patur dje dhe kjo besoj është e shëndetshme. Natyrisht që s’mund të quhet përçarje diskutimi. Ne nuk jemi një formacion ushtarak pa mendime dhe pa frymë diskutimi dhe pa demokraci të brendshme por lëndoj që ju i referoheni disa thashethemeve të cilat s’kanë lidhje fare me substancën poltike të zhvillimeve të brendshme të një partie politike. Këto janë thashetheme pa asnjë kontekst politik.

Çfarë ndodhi dje gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së?

Mbledhja e grupit parlamentar të PS me ministrat ka prodhuar një përplasje mes Erjona Ismailit, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Elisa Spiropalit. Bëhet me dije se në dinamikën e kësaj përplasje është përshirë edhe kryeministri Edi Rama. Kur ministria Ismaili ishte duke folur për strategjinë e komunikimit, Elisa Spiropali ka nisur të qeshë.

Ky gjest i saj është parë nga ministrja Ismaili, e cila i është drejtuar me fjalët, “zonja Spiropali s’ke pse qesh”. Ish-ministrja e Jashtme i është përgjigjur me fjalën “urdhëro?”. Spiropali mësohet se i ka thënë ministres Ismaili t’i kërkojë falje. Pas kësaj, Rama i është drejtuar Spiropalit me fjalët: “nuk ndërhyn dot tek sa po flet Eriona”. 

Erjona Ismaili ka këmbëngulur në kërkimin ndjesë nga Spiropali. Burimet thanë se në këtë moment ka ndërhyrë sërish kryeministri Rama, i cili i është drejtuar Spiropalit me fjalët: “mos më provoko të të nxjerr përjashtë”. Situatën në fund e ka qetësuar Erjon Braçe i ulur pranë Spiropalit./Dosja.al

 niko peleshi  ps debat

Sondazh

Poll