Aktualitet

Konflikti në vendet e Gjirit Persik/ Ministria e Jashtme thirrje qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme

Veçanërisht u ka bërë thirrje të shamngin çdo udhëtim jo të domosdoshëm, në mënyrë të veçantë çdo udhëtim për arsye turistike në këtë rajon, deri në një njoftim të dytë.

29 Mars 2026, 13:27 Nga E.d
Konflikti në vendet e Gjirit Persik/ Ministria e Jashtme thirrje
Foto ilustruse

TIRANË- Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka dalë me një lidhur me situatën në Lindjen e Mesme dhe përplsjeve të vazhdueshme në vendet e saj. Përmes një njoftimi zyrtar, Ministria iu ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të shmangin udhëtimet në Lindjen e Mesme.

Veçanërisht u ka bërë thirrje të shamngin çdo udhëtim jo të domosdoshëm, në mënyrë të veçantë çdo udhëtim për arsye turistike në këtë rajon, deri në një njoftim të dytë. Në njoftimin e tyre thuhet se Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe do të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme.

“Në vijim të komunikimeve të mëparshme lidhur me përshkallëzimin në rajonin e Lindjes së Mesme, dhe në kushtet e pasigurisë dhe paparashikueshmërisë së zhvillimeve, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsërit thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin sa më shumë të jetë e mundur çdo udhëtim jo të domosdoshëm, në mënyrë të veçantë çdo udhëtim për arsye turistike në këtë rajon, deri në një njoftim të dytë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe do të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme”, thuhet në njoftim./Dosja.al

ministria lufta iran

Sondazh

Poll