Aktualitet

102 kontejnerë me mbetje kimike largohen nga Shën Vlashi pas ankesave të banorëve/ Çfarë fshihet pas këtij vendimi? (VIDEO)

Më parë ato kanë qenë të vendosura në zonën e Shën Vlashit, ndërsa bëhet me dije se rreth 102 kontejnerët janë transportuar drejt fshatit Vrinë.

29 Mars 2026, 12:49 Nga E.d

 

102 kontejnerë me mbetje kimike largohen nga Shën Vlashi pas ankesave
Foto nga transferimi

DURRËS- Një lëvizje e dyshimtë po ndodh në qytetin e Durrësit, për sa i përket mbetjeve kimike. Më parë ato kanë qenë të vendosura në zonën e Shën Vlashit, ndërsa bëhet me dije se rreth 102 kontejnerët janë transportuar drejt fshatit Vrinë.

Në lidhje me këtë situatë, nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e institucioneve përkatëse, ndërsa banorët vijojnë të ankohen për rrezikun që këto mbetje mund të sjellin në mjedisin ku ata banojnë dhe në shëndetin e tyre. 

Pas nuk mbetet as skenari, që këto mbetje të asgjësohen në një fazë të mëvonshme. Gjë e cila është përsëri e dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e banorëve./Dosja.al

 

 

durres mbetje banoret

Sondazh

Poll