Politike

Mbledhja e grupit të PS dhe qeverisë/ Rama ndan detaje, ja çfarë u diskutua

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama u shpreh se është zhvilluar një dëgjesë institucionale me Drejtoren e ASHK për ecurinë e reformës në kadastër.

29 Mars 2026, 08:29 Nga E.d
Mbledhja e grupit të PS dhe qeverisë/ Rama ndan detaje,
Foto ilustruse

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë detaje nga mbledhja e grupit të Partisë Socialiste dhe qeverisë, e cila u zhvillua ditën e djeshme. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama u shpreh se është zhvilluar një dëgjesë institucionale me Drejtoren e ASHK për ecurinë e reformës në kadastër.

Në lidhje me këtë, ai shkruan se është bashkëbiseduar me kryetarin e Komisionit të Reformës Administrative Territoriale për skenarët e reformës. Kreu i qeverisë tha se është diskutuar gjithashtu edhe kalendari kombëtar dhe përmbajtja e takimeve  “Punët e Shqipërisë”.

“MIRËMËNGJES dhe me videokartolinën e mbledhjes së zgjeruar mujore të qeverisë dhe Grupit Parlamentar Socialist, ku u krye një dëgjesë institucionale me Drejtoren e ASHK për ecurinë e reformës në kadastër; u bashkëbisedua me kryetarin e Komisionit të Reformës Administrative Territoriale për skenarët e reformës, si edhe u diskutua kalendari kombëtar dhe përmbajtja e takimeve “Punët e Shqipërisë”, ju uroj të diel të qetë”, shkruan Rama./Dosja.al

edi rama ps takim

Sondazh

Poll