Aktualitet

VIDEOLAJM/ Aksident në aksin Korçë-Maliq, plagosen tre persona, mes tyre dy të mitur

Mësohet se një mjet tip “Opel Corsa” ka qenë shkaktari i këtij aksidenti, teksa ka kërkuar të hyjë drejt një rruge dytësore në anën tjetër të karaxhatës, duke u goditur kokë më kokë me një mjet tip “BMW”.

28 Mars 2026, 19:10 Nga E. D

VIDEOLAJM/  Aksident në aksin Korçë-Maliq, plagosen tre

MALIQ- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Korçë-Maliq, ku si pasojë janë plagosur tre persona. Mësohet se një mjet tip “Opel Corsa” ka qenë shkaktari i këtij aksidenti, teksa ka kërkuar të hyjë drejt një rruge dytësore në anën tjetër të karaxhatës, duke u goditur kokë më kokë me një mjet tip “BMW”.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar tre pjesëtarë të një familje, babai dhe dy fëmijët e mitur. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës ku po marrin mjekimin e nevojshëm. Ndërkohë, Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit./Dosja.al

aksident në aksin korçë-maliq

Sondazh

Poll