Politike

"Ka ndikuar lufta në Iran"/ Rritja e çmimet e naftës, Rama: Po përgatitemi që të fusim risi me kapacitete teknologjike në treg

Duke folur në një takim në njësinë numër 2 në Tiranë, Rama tha se, ashtu si me pandeminë, me tërmetin dhe me luftën në Ukrainë, qeveria ka bërë reagime të cilat kanë lehtësuar njerëzit dhe kanë ndihmuar që ekonomia të mos rrëzohet.

28 Mars 2026, 18:18 Nga E. D
"Ka ndikuar lufta në Iran"/ Rritja e çmimet e naftës,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur për çmimet e naftës, tha se lufta në Iran ka ndikuar në rritjen e saj.  Duke folur në një takim në njësinë numër 2 në Tiranë, Rama tha se, ashtu si me pandeminë, me tërmetin dhe me luftën në Ukrainë, qeveria ka bërë reagime të cilat kanë lehtësuar njerëzit dhe kanë ndihmuar që ekonomia të mos rrëzohet. Sipas tij, Shqipëria është i vetmi vend që ka ulur çmimin e energjisë, me 10 përqind, ndërsa Bordi i Transparencës po dikton çmimin e naftës në vend.

"Çdo vit, rritja do të dyfishohet. Kjo do të thotë që funksionin ekonomia. Po e shohim me naftën, që po ndikohet nga lufta në Iran. Megjithatë, kemi mësuar, ne dhe njerëzit kanë mësuar që ne rrimë duarkryq. Qoftë me pandeminë, me tërmetin, qoftë me luftën në Ukrainë, ne kemi bërë reagime të cilat kanë lehtësuar njerëzit dhe kanë ndihmuar që ekonomia të mos rrëzohet.

Jemi i vetmi vend që kemi ulur çmimin e energjisë, me 10 përqind. Me naftën kemi hyrë në veprim, me Bordin e Transparencës kemi diktuar çmimin. Shteti do garantojë rezervat për çdo rast. Dhe e dyta, të ndikojë në çmimin e naftës, duke e sjellë në parametra të arsyesshëm. Ne do futemi në treg me komponent shtetëror, por edhe të fusim disa risi me kapacitete të reja teknologjike. Këto do rrisin të ardhurat në buxhetin e shtetit”, tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll