Aktualitet

Parandalohet krimi në familje në Vlorë/ 75-vjeçari kërcënon me thikë gruan dhe anëtarët e tjerë, vihet në pranga i moshuari

Menjëherë pas sinjalizimit, forcat e policisë kanë ndërhyrë duke bërë të mundur neutralizimin dhe ndalimin e autorit.

28 Mars 2026, 16:56 Nga E. D
Parandalohet krimi në familje në Vlorë/ 75-vjeçari
foto ilustruese

VLORË- Policia ka parandaluar një ngjarje të rëndë në fshatin Risili të Vlorës, duke shmangur një tragjedi të mundshme brenda familjes. Sipas informacioneve paraprake, shërbimet e Policia e Vlorës kanë marrë njoftim për një person të armatosur me thikë, i cili po kërcënonte familjarët e tij. Menjëherë pas sinjalizimit, forcat e policisë kanë ndërhyrë duke bërë të mundur neutralizimin dhe ndalimin e autorit.

Sipas bluve, një 75-vjeçar dyshohet se kishte ushtruar dhunë dhe përbënte rrezik real për jetën e bashkëshortes dhe familjarëve të tjerë. Ndërhyrja në kohë e policisë ka shmangur përshkallëzimin e situatës, duke evituar një ngjarje që mund të kishte pasoja tragjike./Dosja.al

vlore policia e vlores

Sondazh

Poll