Aktualitet

VIDEO+EMRAT/ Festë me kokainë dhe ekstazi, policia mësyn në club-et e ish-Bllokut, 9 të arrestuar

Mësohet se aksioni është zhvilluar nga Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë janë vendosur 11 masa sigurie nga të cilat janë ekzekutuar 9 masa.

28 Mars 2026, 14:22 Nga I.A
VIDEO+EMRAT/ Festë me kokainë dhe ekstazi, policia mësyn në
Aksioni

TIRANË- Nëntë persona janë vënë në pranga mbrëmjen e kaluar, pasi janë kapur në clubet e Tiranës me kokainë dhe ekstazi. Mësohet se aksioni është zhvilluar nga Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë janë vendosur 11 masa sigurie nga të cilat janë ekzekutuar 9 masa.

Gjatë hetimeve janë sekuestruar rreth 100 gramë kokainë, 2,200 tableta ekstazi (MDMA) dhe 11 aparate celularë. Policia njofton se në kuadër të hetimeve për operacionin “Night Clubs” 11 personat janë punonjës ose administratorë të lokaleve të natës në zonën e Ish-Bllokut.

Emrat e personave të arrestuar janë Enis Haxhiaj, 39 vjeç; Akil Ndreu, 37 vjeç; Klevis Maqellari, 30 vjeç; Raul Loka, 29 vjeç; Endrijus Shaliu, 34 vjeç; Ergi Hasani, 26 vjeç; Migert Balla, 31 vjeç; Arli Gjokmeli, 36 vjeç dhe Fradjo Keli, 32 vjeç dhe Orges (Dritan) Jahelezi, 32 vjeç.


Njoftimi i Policisë:

Tiranë Finalizohet, pas disa muajsh hetimesh me metoda proaktive, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, operacioni policor i koduar “Night Clubs”. Gjatë periudhës hetimore janë identifikuar 11 shtetas,  punonjës ose administratorë të lokaleve të natës në zonën e Ish-Bllokut, të cilët dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në brendësi të ambienteve ku ushtronin aktivitetin.

Nga 11 masa sigurie të caktuara nga Gjykata, u ekzekutuan 9 masa sigurie “Arrest në burg”. Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të tjerë. Ndërkohë, 2 shtetas të tjerë janë arrestuar më parë, gjatë periudhës hetimore. Arrestohet në flagrancë edhe një 49-vjeçar, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata. Gjatë periudhës hetimore janë sekuestruar rreth 100 gramë kokainë, 2200 tableta ekstazi (MDMA) dhe 11 aparate celularë. Në kuadër të operacionit të koduar “Night Clubs” u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit: E. H., 39 vjeç; A. N., 37 vjeç; K. M., 30 vjeç; R. L., 29 vjeç; E. S., 34 vjeç; E. H., 26 vjeç; M. B., 31 vjeç; A. Gj., 36 vjeç dhe F. K., 32 vjeç.

Nga hetimet rezultoi se këta shtetas, punonjës ose administratorë lokalesh, shpërndanin doza të drogave të forta në ambientet e brendshme të lokaleve të natës në zonën e Ish-Bllokut. Gjatë kontrolleve fizike, atyre iu gjetën doza të lëndës narkotike të dyshuar kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 11 aparate celularë. Gjatë periudhës hetimore janë arrestuar shtetasit E. L., 42 vjeç dhe B. L., 59 vjeç, të cilëve iu sekuestruan 2200 tableta ekstazi (MDMA).

2 shtetas të tjerë të identifikuar si pjesë e kësaj veprimtarie kriminale janë shpallur në kërkim. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi O.(D). J., 49 vjeç, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

enis haxhiaj akil ndreu klevis maqellari ergi hasani

Sondazh

Poll