Aktualitet

EMRI/ Konflikt mes 4 personave në Korçë, një i plagosur me gërsher (VIDEO)

Mësohet se sherri ka ndodhur në një servis makinash, ku janë përfshirë 4 persona.

28 Mars 2026, 10:46 Nga I.A
EMRI/ Konflikt mes 4 personave në Korçë, një i plagosur me
Sherri

KORÇË- Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme në Korçë. Mësohet se sherri ka ndodhur në një servis makinash, ku janë përfshirë 4 persona.

Sherri ka agravuar në përdorimin gërsher, ku tre prej protagonistëve të sherrit janë plagosur. Ndërkohë që një prej tyre është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pasi është qëlluar me gërshërë.

I plagosuri është identifikuar si Renaldo Xhixho. Ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 10, Korçë, ka ndodhur një konflikt fizik midis disa shtetasve. Si pasojë e konfliktit, janë dëmtuar 3 prej tyre (njëri prej të cilëve me mjet prerës gërshërë) të cilët u dërguan për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në ambientet e Komisariatit ndodhet i shoqëruar një shtetas, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes./Dosja.al

sherr ne korce renaldo xhixho

Sondazh

Poll