Aktualitet

Vetëm 2 ditë ulet çmimi i karburanteve, Bordi i Transparencës e çon çmimin e naftës në 218 lekë/litri

Vetëm dy ditë më parë pasi Bordi vendosi që ta çonte çmimin e naftës nga 214 lekë/litri në 203 lekë/litri, por mesa duket kjo ulje zgjati vetëm 2 ditë. 

28 Mars 2026, 10:13 Nga I.A
Vetëm 2 ditë ulet çmimi i karburanteve, Bordi i
Foto Ilustruese

TIRANË- Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen sërish të çmimeve të naftës ditën e sotme. Vetëm dy ditë më parë pasi Bordi vendosi që ta çonte çmimin e naftës nga 214 lekë/litri në 203 lekë/litri, por mesa duket kjo ulje zgjati vetëm 2 ditë. 

Në mbledhjen e sotme, është vendosur që çmimi i naftës me shumicë të shkojë në 206 lekë dhe benzina në 169 lekë për litër. Ndërsa çmimi i naftës me pakicë do të shitet 218 lekë dhe çmimi i benzinës do të jetë 181 lekë për litër. 

Çmimet e vendosura:

ME SHUMICË

●Nafta: 206 Lek

●Benzina: 169 Lek

ME PAKICË

●Nafta: 218 Lek

●Benzina 181 Lek

Gazi nuk ndryshon

bordi i transparencës

Sondazh

Poll