Aktualitet

Moti i keq përfshin vendin, reshje shiu në të gjithë territorin, si parashikohet moti për sot

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

28 Mars 2026, 07:37 Nga I.A
Moti i keq përfshin vendin, reshje shiu në të gjithë
Moti i keq

TIRANË- Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin shqiptar duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra, më të dukshme në qarqet, Shkodër Tiranë, Elbasan dhe Korçë. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në orët e mëngjesit dhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 12°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 3 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë./Dosja.al

moti sot moti i keq

Sondazh

Poll