Aktualitet

"Leonardi në Itali merret me dr*gë"/ Gjovana Peci: Ka paguar Gjykatën që të më marrë fëmijët

Në realitet, në ndryshim nga të gjithë ata, ne prej më shumë se një muaji kemi publikuar vetëm fakte, dokumente, dëshmi autentike të aktorëve të përfshirë, zërat origjinalë nga seancat gjyqësore apo deklarata ekspertësh.

27 Mars 2026, 22:18 Nga E. D

"Leonardi në Itali merret me dr*gë"/ Gjovana Peci: Ka paguar

Historia e konfliktit mes Gjovanës dhe Leonardit, ku krahas tyre janë përfshirë edhe familjarët, në këto javë ka shkaktuar shumë debate dhe polemika, madje ka pasur edhe akuza ndaj nesh se po manipulojmë të vërtetën.

Në realitet, në ndryshim nga të gjithë ata, ne prej më shumë se një muaji kemi publikuar vetëm fakte, dokumente, dëshmi autentike të aktorëve të përfshirë, zërat origjinalë nga seancat gjyqësore apo deklarata ekspertësh.

Gjithçka me shumë detaje dhe duke i verifikuar me kujdesin më të madh.

Mirëpo, pas deklaratave të Leonardit, shumë pyesin: Po vetë Gjovana në çfarë situate ndodhet sot?

Kur e takojmë, 27-vjeçarja nuk ka aspak nevojë që t’i prezantohemi. Ajo na njeh dhe duket e mirëinformuar për materialet që kemi publikuar, ndaj bisedën me ne e nisi menjëherë duke kundërshtuar fjalët e ish-bashkëshortit.

“Të gjitha çfarë i ka thënë janë modifikime, shpifje, unë i kam me fakte, me të gjitha. Si i ka prerë ai fjalët aty dhe ka dalë duke thënë se kam thënë ‘më ka dhunuar vetëm me fjalë’, nuk është e drejtë. Me fjalë dhe me vepra”, tha ajo.

Lidhur me prerjen e flokëve, 27-vjeçarja deklaroi se ia kishte prerë Leonardi, por në Gjykatë pranoi autorësinë pasi ishte e frikësuar nga presionet e 42-vjeçarit.

“Flokët m’i ka prerë ai. Në qoftë se e kam thënë atë fjalë, e kam thënë vetëm nga frika se ai më ka thënë ‘Do gënjesh që nuk t’i kam prerë unë. Se kur të të zë unë do të të mbys!’

Shpeshherë ka qenë duke më ruajtur në Gjykatë, shihte jam vetëm apo jo që të më kërcënonte, që të hidhja ndonjë firmë, ndonjë gjë që t’i merrte ai fëmijët. Ose që t’i hiqej dënimi atij që të shkonte në Itali”.

Sa i takon pretendimeve të familjes Marku për dhunë të ushtruar ndaj 11-vjeçares, Kiara, ish-njerka e saj gjithashtu i mohoi. Gjatë bisedës me gazetarin Freard Rista, Gjovana deklaroi se ish-burri i saj, Leonard Marku, ia merrte shpeshherë telefonin dhe ia fshihte, për muaj me radhë, që ajo të mos kishte mundësi të faktonte dhunën e ushtruar nga ky i fundit.

“Ma merrte ai telefonin, ma mbante te fugoni i punës së vet. Kalonin 1 muaj, 2, 3, nuk ma jepte telefonin, nuk e dinte familja se ku jam. Çdo foto, çdo video që kam pasur aty, ai e ka fshirë, mëse normale. Për këtë kryq, nga 3-4 muaj pa telefon”, u shpreh ajo.

Lidhur me Gjykatën e Shkodrës, e cila vendosi që binjakët e mitur t’i kalojnë për rritje dhe edukim babait, Leonardit, Gjovana tha se ishte një vendim jo i drejtë, i marrë nën ndikimin e ryshfetit, pasi ish-burri i saj ka shumë para të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm që ushtronte në Itali.

“Ka paguar lekë ai. Betohem në këtë kryq që ai ka paguar lekë në Gjykatë! E kam parë me çantë kështu, për këtë kryq e kam parë. Ka pasur lekë 100%. Ai ka mafien në Itali që merret me drogë”, tha ajo./piranjat news

gjovana peci

Sondazh

Poll