Aktualitet

Theu masën e sigurisë 'arrest shtëpiak' për të shitur kokainë, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Itali

Mediat italiane shkruajnë se 30-vjeçari, me banim në Silea njihet për precedentët penalë.

27 Mars 2026, 21:07 Nga E.d
Theu masën e sigurisë 'arrest shtëpiak' për
Foto ilustruse

ITALI- Policia italiane ka arrestuar ditën e sotme një 30-vjeçar shqiptar në Itali. Ai u arrestua nga autoritetet italiane, pasi ndonëse se ishte nën masën e sigurisë 'arrest shtëpiak', me byzylyk elektronik u arratis për të shitur kokainë. Mediat italiane shkruajnë se 30-vjeçari, me banim në Silea njihet për precedentët penalë.

Fillimisht ai është arrestuar, pasi u kap duke i shitur një 44-vjeçareje një sasi lënde narkotike. Gjatë kontrollit të saj, policia gjeti 60 gram kokainë, 22 gram hashash dhe 7.5 gram heroinë. Këtë herë ai ka thyer masën e sigurisë, për t'ju rikther aktivitetit ilegal./Dosja.al

itali policia shqiptar

Sondazh

Poll