Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë në Pogradec, nuk raportohet për persona të lënduar

Nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme pasi një pjesë e saj është shkrumbëruar plotësisht. 

27 Mars 2026, 19:17 Nga E.d
Përfshihet nga flakët një banesë në Pogradec, nuk
Foto ilustruse

POGRADEC- Një banesë është përfshirë nga flakët, në lagjen numër 3 të qytetit të Pogradecit. Bëhet me dije se zjarri ka nisur nga oxhaku i banesës. Nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme pasi një pjesë e saj është shkrumbëruar plotësisht. 

Policia dhe forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjherë në vendngjarje, për të neutralizuar situatën dhe për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Policia po heton më shumë mbi rastin./Dosja.al

pogradec zjarr policia

Sondazh

Poll