Aktualitet

I shpallur në kërkim për grabitje dhe trafik droge, arrestohet 38-vjeçari shqiptar në Itali

Mediat italiane shkruajnë se 38-vjeçari shqiptar ishte dënuar më parë për grabitje dhe trafik të lëndëve narkotike.

27 Mars 2026, 16:17 Nga E.d
I shpallur në kërkim për grabitje dhe trafik droge,
Foto ilustruse

ITALI- Policia italiane ka arrestuar ditën e sotme një 38-vjeçar shqiptar në në San Martino. Ai u arrestua nga autoritetet italiane, me urdhër nga Zyra e Zbatimit të Krimeve të Prokurorisë Publike në Gjykatën e Romës.

Mediat italiane shkruajnë se 38-vjeçari shqiptar ishte dënuar më parë për grabitje dhe trafik të lëndëve narkotike. Shqiptari duhet të vuajë një dënim të mbetur prej mbi 4 vjet e 7 muajsh, ndërsa ndaj tij është vendosur edhe një gjobë prej mbi 13,000 eurosh./Dosja.al

itali shqiptar policia

Sondazh

Poll