Politike

Kryeinspektori i IKMT dhe kryebashkiaku i Kavajës takim me sipërmarrësit në Golem/ Qendro: Nga 55 subjekte, vetëm 2 sipas ligjit

Ai tha se në Golem, bashkë me Qerretin dhe Kavajën shkojnë me qindra mijëra banorë të përhershëm, por edhe turistë që vijnë në zonë. Qendro kritikoi edhe performancën e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Kavajës. Ai theksoi se nëse drejtori i IMT-së Kavajë, do ta kishe bërë punën, sot nuk do ishin aty.

25 Mars 2026, 10:28 Nga E. D
Kryeinspektori i IKMT dhe kryebashkiaku i Kavajës takim me
Afrim Qendro e Fisnik Qosja

DURRËS- Kryeinspektori i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Afrim Qendro dhe kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja kanë zhvilluar sot një takim me sipërmarrësit në zonën e Golemit dhe Qerretit. Gjatë fjalës së tij, Qendro tha se aktualisht janë 55 leje në zhvillim, teksa shtoi se nnga kontrolli i parë i kryer prej Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit ka rezultuar se vetëm dy objekte janë në respektim të kritereve ligjore, ndërsa pjesa tjetër konsiderohet shumë keq.

Ai tha se në Golem, bashkë me Qerretin dhe Kavajën shkojnë me qindra mijëra banorë të përhershëm, por edhe turistë që vijnë në zonë. Qendro kritikoi edhe performancën e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Kavajës. Ai theksoi se nëse drejtori i IMT-së Kavajë, do ta kishe bërë punën, sot nuk do ishin aty. Qendro paralajmëroi, se nëse subjektet nuk do të kenë përmbushur detyrimet e sigurisë teknike, do të merren masa të ashpra sikurse parashikohen në ligj.

"Aktualisht, këtu janë 55 leje në zhvillim. Nga kontrolli i parë i kryer prej Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit ka rezultuar se vetëm dy objekte janë në respektim të kritereve ligjore, ndërsa pjesa tjetër konsiderohen keq ose shumë keq. Ju lutem shumë të merrni masa, sepse është detyrimi juaj. Është e pafalshme të dëmtohet turizmi në këtë zonë prej 55 kantiereve. Fakti që dy biznese janë në përputhje me ligjin do të thotë se është e mundshme për të gjithë.

Nëse nuk jetojmë në harmoni me ta, nëse nuk jua sigurojmë jetën atyre, atëherë ju nuk jeni në rregull me veten tuaj, por edhe komunitetin që ju rrethon. Dua t’i drejtohem edhe drejtorit të IMT-së Kavajë. Nëse ti do ta kishe bërë punën, nuk do të ishim sot këtu. Duhet të jeni në lartësinë e detyrës për ta bërë këtë punë. Nëse subjektet nuk do të kenë përmbushur detyrimet e sigurisë teknike, do të merren masa të ashpra sikurse parashikohen në ligj. Ne po ju lëmë një afat të mjaftueshëm. Nëse nuk reagoni, nuk do të tolerohet askush", u shpreh Qendro.

Ndërsa, Qosja falënderoi IKMT-në për angazhimin në prag të sezonit turistik. Ai u bëri thirrje bizneseve të reagojnë. Duke iu referuar turizmit në atë zonë, Qosja tha se është e pafalshme të mos merrni masat dhe të mos rrethohen kantieret.

"Me gjithë turizmin që presim në këtë zonë, është e pafalshme të mos merrni masat dhe të mos rrethoni kantieret, duke garantuar respektimin e sigurisë teknike", theksoi Qosja./Dosja.al

takim me sipermarresit

Sondazh

Poll