Politike

VIDEO/ Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karcanaj paraqitet në SPAK

E akuzuar nga organi i akuzës si pjesë e grupit kriminal në AKSHI, Karçanaj ndodhet me masë sigurie “arrest në shtëpi”.

25 Mars 2026, 10:01 Nga E. D
VIDEO/ Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karcanaj paraqitet në SPAK
Mirlinda Karçanaj

TIRANË- Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj është paraqitur paraditen e kësaj të mërkure  në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. E akuzuar nga organi i akuzës si pjesë e grupit kriminal në AKSHI, Karçanaj ndodhet me masë sigurie “arrest në shtëpi”.

Masa e arrestit në shtëpi ndaj Mirlinda Karçanaj dhe Hava Delibashit u caktua nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më 18 dhjetor 2025, pasi SPAK kishte kërkuar masat e sigurisë disa ditë më herët për skandalin e abuzimeve me tenderat në AKSHI.

Hetimet e SPAK për tenderat e AKSHI-t

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Karçanaj, Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj. Për drejtoreshën e AKSHI-it, Mirlinda Kërçanaj, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për Ergys Agasi dhe biznesmenin Ermal Beqiri janë caktuar masat e sigurisë “arrest me burg”.

Mëngjesin e 16 dhjetorit, dy skuadra me agjentë të BKH-së, shoqëruar dhe nga patrulla të policisë së Shtetit, zbarkuan në ambientet në pronësi te biznesmenit Agasi. Bëhet fjalë për kontrollin e 4 vendeve, banesave në Durrës e Tiranë, si dhe bizneset që zotërohen Ergys Agasi.

Po ashtu është dhënë masë pezullimi nga detyra dhe për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili. SPAK gjithsej ka vendosur në masë sigurie 8 persona që janë Ergys Agasi, Ermal Beqiraj, Mirilinda Karçanaj, Hava Delibashi, Erion Ismaili, Andis Papa, G.H dhe Rogers Rryta.

Akuzat kryesore të SPAK janë grup i strukturuar kriminal, shkelje e barazisë në tendera si dhe heqje e paligjshme e lirisë. Prokuroria e posaçme prej gati një viti po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje. Ndërkohë personat e përmendur më sipër, por dhe zyrtarë të tjerë, për të cilët është dhënë masa, por që ende nuk dihen emrat e tyre, akuzohen për shkelje barazisë në tendera, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash./Dosja.al

spak mirlinda karçanaj akshi

Sondazh

Poll