24 Mars 2026, 21:35
Nga E. D
Ervin Salianji
TIRANË- Ervin Salianji ka zbuluar detaje lidhur me takimin e tij me kreun e PD-së, Sali Berisha teksa ishte me leje nga burgu. I ftuar në emisionin “Now”, në Euronews Albania, Salianji tha se kryedemokrati i ka thënë se e liruan nga arresti në shtëpi me kushtin që kryeministri Edi Rama do të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2033.
Sipas tij, gjykatat janë nën drejtimin e qeverisë dhe e liruan Berishën para zgjedhjeve dhe jo atë, pasi sipas tij, Rama e ka patur më të lehtë me kryedemokratin.
“Berisha më tha që i kam një detyrim Edi Ramës, që ta të rrij në pushtet deri në 2033-in sepse mua ma kërkuan këtë në momentin që më nxorrën nga ballkoni, gjykata e regjimit që më nxorri nga Ballkoni. Që pa diskutim, i thashë që në mënyrë të padrejtë e kanë çuar zotin Berisha në ballkon, edhe i kanë dhënë masën e arrestit të shtëpisë, e padrejtë, politike.
Por ai më tha që ja kam këtë detyrim se gjykatat meqënëse i kontrollon regjimi dhe Rama më ka nxjerrë nga arresti shtëpiak vetëm disa muaj para zgjedhjeve, ndërkohë që mua më mbajti në burg, për shembull, nuk më la të kandidoj sepse e kam mundur aty ku kam qenë. Zotin Berisha me sa duket e ka pasur të lehtë edhe këtu pastaj bëmë një diskutim se si na ndihmoi më shumë. A më ndihmoj mua qeveria që qëndrova 10 muaj në burg e nuk më la të kandidoj”, tha Salianji./Dosja.al
ervin salianji
Politike
24 Mars 2026, 20:51
E. D
DURRËS- Dy anëtarët demokratë të Këshillit Bashkiak të Durrësit, Dritan Burgija dhe Arlind Boshku, të cil&eu...
Politike
24 Mars 2026, 20:02
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka deklaruar se largimi i dy këshilltarëv...
Politike
24 Mars 2026, 19:47
E.d
Foto ilustruse
Kosova duket se po rrëshqet sërish drejt zgjedhjeve të parakohshme - jo si rezultat i një domosdoshmërie demokratik...
Politike
24 Mars 2026, 13:39
E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u pyet në konferencë për shtyp...
Politike
24 Mars 2026, 18:52
E. D
Elisa Spiropali dhe Taulant Balla
TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka reaguar lidhur me një deklaratë t&eu...
Politike
24 Mars 2026, 18:18
E. D
Ervin Salianji
TIRANË- Ervin Salianji ka reaguar pas vendimeve të fundit Partisë Demokratike për përjashtimin e dy këshillta...
Politike
24 Mars 2026, 17:30
E.d
Foto ilustruse
BRUKSEL – BE-ja duhet të ndryshojë rregullat e saj për të mundësuar bashkimin e një vale të re vend...
Politike
24 Mars 2026, 16:42
E. D
DURRËS- Partia Demokratike ka përjashtuar nga grupi i saj i këshilltarëve në Bashkinë e Durrës të kryetarit të gr...
Politike
24 Mars 2026, 16:36
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Ish-deputet i PS-së, Plarent Ndreca u legjitimua ditën e sotme nga GJKKO si avokat i Erion Veliajt. Gjatë nj&eum...
Politike
24 Mars 2026, 16:30
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme për dosjen e Erion Veliajt dhe 29 të pandehurve të tjerë...