Politike

Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

Ndërsa kryeministri Edi Rama kur u pyet në konferencë nga gazetarët për arsyen e mungesës së Spiropalit në seancën për votimin e imunitetit të Ballukut, tha se “Balla merret me mungesat”.

24 Mars 2026, 13:39 Nga E. D
Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u pyet në konferencë për shtyp lidhur me  mungesën e Elisa Spiropalit në seancën për votimin e imunitetit të Belinda Ballukut. Në përgjigje, Balla deklaroi se vendimet do i marrë së bashku me grupin parlamentar.

“Nuk i marr vetëm vendimet, i marr me grupin parlamentar. Që kështu do ta pyes dhe grupin parlamentar për këtë çështje”, tha Balla.

Ndërsa kryeministri Edi Rama kur u pyet në konferencë nga gazetarët për arsyen e mungesës së Spiropalit në seancën për votimin e imunitetit të Ballukut, tha se “Balla merret me mungesat”./Dosja.al

taulant balla

Sondazh

Poll