Politike

"Humbësat përjashtojnë fituesit"/ Salianji reagon pas përjashtimeve në PD: Partia nuk është pronë private! E paimagjinueshme që në vitin 2026 ekziston lidership me...

Ai shprehet se në vend që PD të kthehen tek themeli, tek vota për të nisur rrugën e fitores, përjashtojnë demokratët.

24 Mars 2026, 18:18 Nga E. D
"Humbësat përjashtojnë fituesit"/ Salianji reagon pas
Ervin Salianji

TIRANË- Ervin Salianji ka reaguar pas vendimeve të fundit Partisë Demokratike për përjashtimin e dy këshilltarëve demokratë në Durrës nga struktura drejtuese. Me anë të një postimi në Facebook, Salianji shkruan se ky është deformimi i madh i sjelljes politike që ka sjell humbjet e njëpasnjëshme të opozitës. 

Ai shprehet se në vend që PD të kthehen tek themeli, tek vota për të nisur rrugën e fitores, përjashtojnë demokratët. Në fund, Salianji thekson se Partia Demokratike nuk është pronë private, por është e demokratëve dhe demokratët nuk përjashtohen.

Postimi:

Humbësat përjashtojnë fituesit. Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre. Ky është deformimi i madh i sjelljes politike që ka sjell humbjet e njëpasnjëshme të opozitës. Në vend të kthehen tek themeli, tek vota për të nisur rrugën e fitores, përjashtojnë demokratët.

E paimagjinueshme që në vitin 2026 ekziston lidership me këtë mëndesi, përjashtimi i kryetarit të grupit të këshilltarëve dhe sekretarit të degës Durrës, dy kontributorë dhe sakrifikues prej vitesh në parti, tregon depresionin dhe frikën!

Frika nga gara nuk është lidership! Dy këshilltarët në Durrës u përjashtuan sepse mbështesin një ide: garën. Kjo nuk është forcë. Kjo është frikë. Partia Demokratike nuk është pronë private. Është e demokratëve dhe demokratët nuk përjashtohen! Ata votojnë, ata zgjedhin!/Dosja.al

ervin salianji partia demokratike

Sondazh

Poll