Politike

VENDIMI/ Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton dy anëtarë të Këshillit Bashkiak Durrës

Në vendim gjithashtu propozohet emërimi i Ardian Mukës si kandidat për kryetar të ri të grupit të këshilltarëve demokratë në Këshillin Bashkiak Durrës. Vendimi mban datën 23 mars 2026 dhe është firmosur nga sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka.

24 Mars 2026, 16:42 Nga E. D

VENDIMI/ Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton dy anëtarë të

DURRËS- Partia Demokratike ka përjashtuar nga grupi i saj i këshilltarëve në Bashkinë e Durrës të kryetarit të grupit, Dritan Burgija, si dhe këshilltarit Arlind Boshku. Sipas vendimit, përjashtimi është bërë në mbështetje të statutit të partisë dhe rregullores së brendshme, për shkelje të dispozitave që lidhen me etikën dhe integritetin.

Në vendim gjithashtu propozohet emërimi i Ardian Mukës si kandidat për kryetar të ri të grupit të këshilltarëve demokratë në Këshillin Bashkiak Durrës. Vendimi mban datën 23 mars 2026 dhe është firmosur nga sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Vendimi i plotë

PËR NDRYSHIMET NË GRUPIN E KËSHILLTARËVE TË PDSH NË KËSHILLIN BASHKIAK DURRËS"

Në mbështetje të nenit 24, 40 dhe 48 të statutit të PDSH dhe Rregullores së Brendshme, Kodit të Sjelljes së mirë, Etikës dhe Integritetit të PDSH, dhe nenit 33 të Ligjit nr. 139/2015 "Për vetëqeverisjen vendore",

VENDOSI:

Z. Dritan Burgija dhe Z. Arlind Boshku përjashtohen nga Gupi i Këshilltarëve Bashkiak të PDSH në Bashkinë Durrës në mbështetje të Statutit të PDSH neni 24 pika 1 dhe 2 dhe në shkelje të nenit IV pika 2 të Rregullores së Brendshme;

I propozojmë grupit të Këshilltarëve Bashkiak Z. Ardian Muka si kandidat për Kryetar të Grupit të Këshilltarëve Bashkiak të Partisë Demokratike të Shqipërisë në Këshillin Bashkiak Durrës./Dosja.al

VENDIMI/ Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton dy anëtarë të

partia demokratike

Sondazh

Poll