Politike

Deklaroi se ishte shtatzënë, GJKKO liron nga “arresti i shtëpisë”, ish-zv.drejtoreshën e AKSHI-t

Nga “arrest shtëpie”, ndaj saj tashmë është vendosur masa “detyrim paraqitje”, si edhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.

24 Mars 2026, 16:17 Nga E.d
Deklaroi se ishte shtatzënë, GJKKO liron nga “arresti i
Foto ilustruse

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-zëvendësdrejtoreshën e AKSHI-t, Hava Delibashi. Nga “arrest shtëpie”, ndaj saj tashmë është vendosur masa “detyrim paraqitje”, si edhe “ndalim i daljes jashtë vendit”. Bëhet me dije se ky vendim është marrë pasi Delibashi është shtatzënë.

Ajo po hetohet për të njëjtën dosje hetimore ku përfshihen edhe Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri. Ndërkohë që dy të fundit janë shpallur në kërkim, hetimi i Strukturës së Posaçme lidhet me operacionini cili goditi një grup të dyshuar kriminal brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Masa e arrestit në shtëpi ndaj Mirlinda Karçanaj dhe Hava Delibashit u caktua nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më 18 dhjetor 2025, pasi SPAK kishte kërkuar masat e sigurisë disa ditë më herët për skandalin e abuzimeve me tenderat në AKSHI./Dosja.al

hava delibashi gjkko akshi

Sondazh

Poll