24 Mars 2026, 16:07
Nga E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratësë së Komisioneres për Zgjerim të BE-së, Marta Kos. Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi thekson se SPAK-un nuk po e pengon shoqëria shqiptare të luftojë korrupsionin, por po e pengon Edi Rama që po ndërhynë në hetimet e një çështje konkrete. Në reagimin e tij, Bardhi shprehet se çështjen e Belinda Ballukut nuk e kanë pranuar shqiptarët, por e ka mbrojtur Rama me deputetët. Sipas tij, përgjegjësia për korrupsionin dhe pranimin e mbrojtjen e tij është vetëm personale e Edi Ramës.
REAGIMI I PLOTË I BARDHIT
REAGIM I DETYRUAR!
I pabesueshëm qëndrimi i Komisioneres së Zgjerimit znj. Marta Kos, që është shpërndarë në median shqiptare në vijim të një interviste të saj në Politico, që bën bashkëpërgjegjës për korrupsionin e Edi Ramës shoqërinë shqiptare.
Jo e nderuar znj. Komisionere;
Shoqëria shqiptare nuk e pranon korrupsionin, shqiptarët nuk janë të korruptuar. Përgjegjësia për korrupsionin dhe pranimin e mbrojtjen e tij është vetëm personale e Edi Ramës. Korrupsionin e Belinda Ballukut nuk e kanë pranuar shqiptarët, por e ka mbrojtur Edi Rama me deputetët - kartona në Kuvendin e Shqipërisë. SPAK nuk po e pengon shoqëria shqiptare të luftojë korrupsionin, por po e pengon Edi Rama që po ndërhynë në hetimet e një çështje konkrete.
Ju nuk keni asnjë të drejtë të fyeni shoqërinë shqiptare, që është populli më proeuropian në botë. Ne e përbuzim përgjithësimin dhe vlerësimin tuaj për shoqërinë shqiptare, dhe kërkojmë me këmbëngulje distancimin e institucioneve europiane mbi përgjithësime të tilla të papërshtashme për shqiptarët./Dosja.al
gazment bardhi marta kos
Politike
24 Mars 2026, 15:57
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Prokurori i SPAK, Altin Dumani ka deklaruar ditën e sotme se Plarent Ndreca, i cili është edhe avokati mbrojt&eu...
Politike
24 Mars 2026, 15:55
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Seancën e dytë në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është shtyrë. Arsy...
Politike
24 Mars 2026, 15:33
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Tauland Balla ka folur peer draftin e ligjit organik të Kuvendit. ...
Politike
24 Mars 2026, 15:10
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Seanca e dytë gjyqësore në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, si dhe 29 t&eum...
Politike
24 Mars 2026, 14:32
I.A
Marta Kos
BRUKSEL- Brukseli ka nën monitorim situatën në Shqipëri dhe luftën kundër korrupsionit. Komisionerja p&eu...
Politike
24 Mars 2026, 14:29
I.A
Vjosa Osmani
Presidentja Vjosa Osmani i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës sqarime lidhur me emërimin e anëtarëv...
Politike
24 Mars 2026, 13:39
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha nënvizoi se opozita nuk do të votojë ligje të njëanshme të Partis&e...
Politike
24 Mars 2026, 13:34
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se strategjia e opozitës për protestat e ardhshme do...
Politike
24 Mars 2026, 13:32
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Opozitës, Sali Berisha ka uruar ish-presidentin Ilir Meta për ditëlindjen. Në një dekl...
Politike
24 Mars 2026, 13:31
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, paralajmëroi vazhdimin e protestave të Opozitës. Në konferencën me gaze...