Politike

Ish-deputeti socialist u bë avokat mbrojtës i Veliajt, Dumani: Është marrë në pyetje gjatë hetimit të dosjes, ndodhemi në kushte papajtueshmërie

Ndaj pikërisht për këtë arsyeje, sipas Dumanit caktimi i tij si avokat mbrojtës i Erion Veliajt është në kushte papajtueshmërie.

24 Mars 2026, 15:57 Nga E.d
Ish-deputeti socialist u bë avokat mbrojtës i Veliajt,
Foto ilustruse

TIRANË- Prokurori i SPAK, Altin Dumani ka deklaruar ditën e sotme se Plarent Ndreca, i cili është edhe avokati mbrojtës i Erjon Veliajt është marrë në pyetje nga Prokuroria gjatë hetimit për këtë dosje. Ndaj pikërisht për këtë arsyeje, sipas Dumanit caktimi i tij si avokat mbrojtës i Erion Veliajt është në kushte papajtueshmërie.

Në seancën e dytë në themel, e cila po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme, Dumani u shpreh se ka asnjë problematikë që të vijojnë mbrojtjen me avokatin Ndreca, por duhen shmangur kushtet e papajtueshmërisë në të ardhmen.

“Do ndalem vetëm tek i pandehuri për te cilin gjykata duhet të procedojë, pasi të pandehurit e tjerë janë të pranishëm. Në lidhje me të pandehurin Erion Veliaj ka marrë dijeni për seancën dhe ka kërkuar të përfaqësohet nga avokati i tij Plarent Ndreca.

Ky avokat është pyetur në kuadër të këtij procedimi penal, dhe mund të jemi në kushtet e papajtueshmërisë të mbrojtësit, duke qenë se ai është pyetur gjatë fazës së hetimit paraprak. Sa i takon Meriman Palushit ky i pandehur ka ngelur pa mbrojtje duke qenë se avokatja e tij ka hequr dorë. Për të pandehurin Meriman Palushi duhet të caktohet një avokat kryesisht. Po ashtu edhe e pandehura Ina Goxhaj ka marrë dijeni për seancën, duhet t’i caktohet një avokat kryesisht”, theksoi Dumani.

E para nuk është kërkesë, por është një rrethanë por ne nuk mund të rrimë pa e bërë prezent para gjykatës. Për ne nuk ka asnjë problematikë që të vijojnë mbrojtjen me zotin Ndreca. Ne ia lamë në çmim gjykatës por duam të shmangim kushte papajtueshmërie në të ardhmen”, tha Dumani./Dosja.al

altin dumani plarent ndreca erjon veliaj

Sondazh

Poll