Politike

Shtyhet seanca e Veliajt/ GJKKO pranon të legjitimojë Plarent Ndrecën si avokat të kryebashkiakut

Arsyeja pse GJKKO ka shtyrë seancë është se i pandehuri Meriman Palushi ishte pa një përfaqësues ligjor. 

24 Mars 2026, 15:55 Nga E. D
Shtyhet seanca e Veliajt/ GJKKO pranon të legjitimojë Plarent
Erion Veliaj

TIRANË- Seancën e dytë në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është shtyrë. Arsyeja pse GJKKO ka shtyrë seancë është se i pandehuri Meriman Palushi ishte pa një përfaqësues ligjor. GJKKO gjithashtu vendosi të legjitimojë ish-deputetin e PS-së Plarent Ndreca si avokat të Veliajt, pas kërkesës së këtij të fundit. Ndërkohë, vetë kryebashkiaku nuk ishte sot në seancë.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme./Dosja.al

erion veliaj

Sondazh

Poll