Politike

“Rregullojmë të tjerët, por jo veten” Balla për ligjin organik të Kuvendit: Të mos politizohet, ne nuk do të përfshihemi

Në një konferencë për gazetarët, Balla u shpreh se Kuvendi është vetmi institucion që rregullon me ligj institucionet e tjera, por ende nuk ka rregulluar veten.

24 Mars 2026, 15:33 Nga E.d
“Rregullojmë të tjerët, por jo veten” Balla për
Foto ilustruse

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Tauland Balla ka folur peer draftin e ligjit organik të Kuvendit. Në një konferencë për gazetarët, Balla u shpreh se Kuvendi është vetmi institucion që rregullon me ligj institucionet e tjera, por ende nuk ka rregulluar veten.

Ai tha se kryetari Kuvendit, Niko Peleshi ka njoftuar një takim me drejtuesit e grupeve parlamentare për ligjin organik të Kuvendit. Sipas tij, në themelin e parlamentarizmit është deputeti. Në fund, Balla theksoi se ligji për rregulloren e Kuvendit sipas Ballës duhet të mbesë partizan i institucionit dhe nuk duhet të poltizohet.

“Di që dhe kryetari Kuvendit ka njoftuar një takim me drejtuesit e grupeve parlamentare për ligjin organik të Kuvendit. E kam thënë sa herë në komunikime që jemi i vetmi institucion që rregullojmë me ligj institucionet e tjera dhe nuk kemi rregulluar vendin tonë. Mendoj që integrimi në një ligj të plotë, qoftë i ligjit për statusin e deputetit, që do të jetë kapitull i veçantë, dhe deputetët e opozitës, kur flet me ta jashtë kamerave e mbështesin një gjë të tillë se ka të bëjë me kretibilitetin e Kuvendit.

Në themelin e parlamentarizmit është deputeti. Dakord që të filloj diskutimi për këtë por nuk dua të marr autorësinë se është punë që ka ardhur nga shërbimi i Kuvendit. Mirë është të mos politizohet. Të mbesë një ligj shumë partizan dhe jo që e bën PS dhe prandaj nuk do të përfshihemi”, tha Balla./Dosja.al

kuvend ligj taulant balla

Sondazh

Poll