Politike

Nis seanca gjyqësore për kryebashkiakun/ Veliaj nuk paraqitet në gjyq, mbrohet nga ish-deputeti i PS, Plarent Ndreca

Në seancë janë të pranishëm edhe prokurorët e SPAK, Altin Dumani dhe Ols Dado.

24 Mars 2026, 15:10 Nga E. D
Nis seanca gjyqësore për kryebashkiakun/ Veliaj nuk paraqitet në
Erion Veliaj

TIRANË- Seanca e dytë gjyqësore në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, si dhe 29 të bashkëpandehurve të tjerë ka nisur. Në seancë janë të pranishëm edhe prokurorët e SPAK, Altin Dumani dhe Ols Dado.

Vetë Veliaj nuk është i pranishëm në seancë, ndërsa ka paraqitur një deklaratë ku kërkon të përfaqësohet nga avokati Plarent Ndreca, ish-deputet i PS, i cili ndodhet në seancë në rolin e mbrojtësit ligjor. Përveç Ndrecës, në seancë e pranishme është dhe avokatja kryesisht e Veliajt, Valentina Todoresku.

Arrestimi i Veliajt

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme./Dosja.al

erion veliaj

Sondazh

Poll