Politike

Berisha: Nuk votojmë ligje të njëanshme të PS-së. Jemi të angazhuar në procesin e dy reformave, territoriale dhe elektorale

Berisha kritikoi qeverinë për përpjekjet për të mbuluar vjedhjet dhe manipulimet, duke e cilësuar si hipokrizi planetin për të ulur numrin e deputetëve, ndërsa sipas tij, qeveria vjedh shumëfishin e rrogave të të gjithë parlamentit

24 Mars 2026, 13:39 Nga I.A
Berisha: Nuk votojmë ligje të njëanshme të PS-së. Jemi
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha nënvizoi se opozita nuk do të votojë ligje të njëanshme të Partisë Socialiste, duke theksuar angazhimin e PD-së në procesin e dy reformave, territoriale dhe elektorale. Berisha kritikoi qeverinë për përpjekjet për të mbuluar vjedhjet dhe manipulimet, duke e cilësuar si hipokrizi planetin për të ulur numrin e deputetëve, ndërsa sipas tij, qeveria vjedh shumëfishin e rrogave të të gjithë parlamentit

'Nuk votojmë asnjë ligj me PS-në. Jemi të angazhuar në procesin e reformës, në dy reformat, sepse kjo mendojmë ne është, jo se besojmë se Edi Rama do pranojë të ketë një produkt të përbashkët, jemi të bindur që nuk beson. Por nga ana tjetër ne kemi një opinion të tërë, që kërkon që ne të paraqesim variantin tonë dhe ata të njihen me të. Dhe ne jemi në këtë. Por ne të votojmë të njëanshme ligje të PS-së, nuk votojmë asnjë. Kjo është shumë e prerë. Edi Rama përpiqet me shashka që të mbulojë vjedhjet që ka bërë. Përpiqet të mashtrojë shqiptarët se duke shkurtuar 40 deputetë po i bën të lumtur, në një kohë kur ai vjedh në ditë shumëfishin e rrogave të të gjithë parlamentit bashkë me zyrtarët e tij. Pra është një hipokrizi e madhe e tij,' tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll