Politike

Berisha uron Ilir Metën për ditëlindjen: Edi Rama çonte Ergys Agasin që të shponte shishet e ujit të ish-presidentit Meta

Në një deklaratë për shtyp, ka ngritur akuza ndaj kryeministrit Rama ,duke u shprehur se, aktet e intimidimit i atribuohen Edi Ramës ndaj Metës dhe të burgosurve politikë.

24 Mars 2026, 13:32 Nga D.S
Berisha uron Ilir Metën për ditëlindjen: Edi Rama çonte
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Opozitës, Sali Berisha ka uruar ish-presidentin Ilir Meta për ditëlindjen. Në një deklaratë për shtyp, ka ngritur akuza ndaj kryeministrit Rama ,duke u shprehur se, aktet e intimidimit i atribuohen Edi Ramës ndaj Metës dhe të burgosurve politikë.

Sipas tij, Ergys Agasi, me urdhër të Ramës, ka ndërmarrë veprime të papranueshme, si shpuarja e shisheve të ujit të ish-presidentit, duke i cilësuar këto si qasjeje kriminale nga ana e qeverisë aktuale.

"U dërgoj një përshëndetje të përzemërt, të burgosurve politikë në qelitë e komisariateve dhe ti uroj nga zemra ditëlindjen, ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Ilir Meta, i burgosur kryesor politik në Shqipëri që po bën një betejë të jashtëzakonshme edhe nga qelia e burgut kundër narkoshtetit.
Dënon me neverinë më të madhe, aktet e turpshme të intimidimit që ata i bëjnë, duke dërguar kriminelë për ti shpuar shishet e ujit. Dhe akte të tilla që tregojnë fytyrën e poshtë të Edi Ramës.
Që të gjitha janë me urdhër të Edi Ramës.
Dhe kur një nga eksponentët kryesorë socialistë, me kërkesën e Tedi Blushit, deputetit, merret me këtë problem, rezultonte se operacionin e kryente Ergys Agasi me urdhër të Edi Ramës.
Shikoni ku shkon Edi Rama. Shiko çfarë shpirt, se s’po i vë epitete, se meriton çdo epitet ka ky njeri.
Çon kriminelë për të shpuar shishet e ujit, që ta lejë pa ujë. Mund të shkojë gjer këtu njeriu? As sigurimi i shtetit nuk i bënte këto.",tha Berisha./Dosja.al

sali berisha ilir meta

Sondazh

Poll