Politike

Ligji për referendumet/ Balla: Një proces i gjerë, PS ka gati draftin për konsultim

Në një konferencë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit, Balla tha se do t’i jepet udhë këtij procesi që aktualisht është në formën e draftit, që do të jetë i gjerë dhe i gjatë.

24 Mars 2026, 12:44 Nga D.S
Ligji për referendumet/ Balla: Një proces i gjerë, PS ka gati
Taulant Balla

TIRANË-  Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, theksoi se drafti i ligjit për referendumet është gati. Në një konferencë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit, Balla tha se do t’i jepet udhë këtij procesi që aktualisht është në formën e draftit, që do të jetë i gjerë dhe i gjatë.

Sipas tij, Partia Socialiste do të zhvillojë disa tryeza me juristë, studentë, profesorat, studentë, me qëllimin e mirë që të shkohet drejt një drafti të konsoliduar.

“Ajo që u komunikua nga kryeministri Rama në fund të javës së kaluar, pas më shumë se dy dekada të miratimit të Kushtetutës është pa vend mungesa e një ligji të posaçëm për referendumet në Shqipëri. Jeni në dijeni të faktit që në Shqipëri Kushtetuta përcakton se si mbahen referendumet dhe po ashtu se si përmes referendumit mund të miratohen amendamentet e Kushtetutës, por sot jemi këtu për t’i dhënë udhë këtij procesi të gjerë e të gjatë. Para se drafti të depozitohet në Kuvend, do t’i nënshtrojmë një proces të gjerë konsultimi. PS do të zhvillojë disa tryeza të mëdha konsultative me juristi, profesoratin, studentë, shoqërinë civile, me qëllim që të shkojmë në një draft e projekt të mirë konsoliduar”, tha Balla./Dosja.al

taulant balla ps

Sondazh

Poll