Sport

TRAGJIKE... Sulmuesi kolumbian 18-vjeçar ndërroi jetë në fushë!

Përpjekjet e shpëtimit ishin të pasuksesshme dhe lojtari i lindur në vitin 2007 vdiq në spital të dielën.

24 Mars 2026, 08:00 Nga DOSJA

TRAGJIKE... Sulmuesi kolumbian 18-vjeçar ndërroi jetë në

KOLUMBI - Kolumbia po mban zi për vdekjen e Santiago Castrillon, një futbollist i ri premtues. 18-vjeçari u rrëzua përtokë gjatë ndeshjes Millonarios-Independiente Santa Fe për turneun kombëtar nën 20 vjeç.

Përpjekjet e shpëtimit ishin të pasuksesshme dhe lojtari i lindur në vitin 2007 vdiq në spital të dielën. "Sot, futbolli ndalet. Zemra blu është e thyer", shkroi Millonarios në një postim në rrjetet sociale.

"Sot, dhimbja na pushton, na mbush me pafuqi dhe trishtim. Me hidhërim të thellë, i themi lamtumirën numrit tonë 10, shokut tonë të skuadrës, mikut tonë. Santiago nuk luajti vetëm futboll. Ai e jetoi, e ndjeu, e ndau me një buzëqeshje që ka mbetur e skalitur në të gjitha kujtimet tona."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll