Sport

Superylli Lamine Yamal shkakton një rritje prej 600% të kërkesës për veshjen e tij në më pak se 24 orë!

Lojtari i Barçës, ambasador për fushatën e re 'Icons', bashkë me Kendall Jenner dhe Samuel L. Jackson…

23 Mars 2026, 17:00 Nga DOSJA
Superylli Lamine Yamal shkakton një rritje prej 600% të
Lamine Yamal, ambasador në fushatën e re “Icons”

SPANJE - Ndikimi i Lamine Yamal, si brenda ashtu edhe jashtë fushës, duket se nuk njeh kufij. Ylli i ri i Barçës pa kërkesën për veshjen e tij të reja të rritej me 600% në vetëm 24 orë, pasi mori pjesë në një fushatë reklamuese 'historike'. 

Kërkimet në Google në Spanjë u rritën deri në 600% një ditë pas lançimit të fushatës reklamuese, ku merrte pjesë Lamine Yamal përkrah yjeve ndërkombëtarë, si Samuel L. Jackson dhe Kendall Jenner. Këto të dhëna riafirmojnë ndikimin e ndërkombëtarit spanjol, si një ikonë mode në zhvillim për Gjeneratën Z.  

 

Superylli Lamine Yamal shkakton një rritje prej 600% të
Lamine Yamal, i shpallur futbollisti më me ndikim, shkakton një rritje prej 600% të kërkesës për atletet e tij

 

Lamine Yamal ka qenë prej kohësh partner dhe ambasador i Adidas, duke bashkëpunuar më parë në dizajnin e logos së tyre dhe koleksionin e këpucëve F50. Ylli i Barcelonës është bërë përsëri qendra e vëmendjes, pasi u shfaq në fushatën e re të Adidas Superstar 'The Original Icon'.

Pas njoftimit të Yamal në faqen e Instagramit të Adidas, kërkimet për "Adidas Superstar" u rritën me 600% në Spanjë vetëm brenda një dite, duke demonstruar qartë ndikimin e tij në skenën e modës së vendit. Për më tepër, kërkimet globale në lidhje me Lamine Yamal u rritën gjithashtu me 53% gjatë javës së lançimit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll