Politike

GJKKO i jep dritën jeshile SPAK/ Nis kontrolli i celularëve dhe paisjeve kompjuterike të Elezit dhe Gjylit

Kjo kërkesë e SPAK është aprovuar nga gjyqtari i GJKKO-së, Erion Çela.

23 Mars 2026, 14:18 Nga E.d
GJKKO i jep dritën jeshile SPAK/ Nis kontrolli i celularëve dhe
Foto ilustruse

TIRANË- GJKKO ka lejuar vëzhgimin e dhjetrave telefonave, USB-ve dhe kompjuterave të sekuestruara nga SPAK në kuadër të dosjes Balluku. Kjo kërkesë e SPAK është aprovuar nga gjyqtari i GJKKO-së, Erion Çela.

Konkretisht do të hapen për të gjetur prova të reja telefonat e ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli dhe ish-administratori i KESH Erald Elezit. Këto veprime kishin mbetur pezull për shkak të shqyrtimit të kërkesës në GJK, për pezullimin e masës së pezullimit nga detyra të Ballukut.

Gjatë operacionit të SPAK në dhjetor dhe në janar, janë sekuestruar pajisje telefonike dhe kompjuterike. Tashmë ata do t'i nënshtrohen hetimit, ku pjesë e tyre janë edhe disa biznesmenë të cilët kanë qenë subjekt i hetimeve të Prokurorisë së Posaçme.

Burime pranë institucionit bëjnë me dije se dy agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, së bashku me prokurorët Klodian Braho, Dorina Bejko dhe Dritan Prençi, kanë angazhuar rreth 10 oficerë policie. Ata po kryejnë veprime intensive hetimore, duke analizuar materialet e sekuestruara dhe të dhënat e reja që po dalin gjatë hetimit.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës./Dosja.al

spak erion Çela gjkko

Sondazh

Poll