Politike

Kryedemorati deklaroi se është ‘birësuar politikisht’/ Salianji i përgjigjet Berishës: I trembet demokracisë

Në një postim në Facebook, Salianji shkruan se, Sali Berisha ka frikë nga gara dhe demokracia.

23 Mars 2026, 14:20 Nga D.S
Kryedemorati deklaroi se është ‘birësuar
Ervin Salianji

TIRANË- Ish-deputeti Ervin Salianji i është përgjigjur deklaratave të kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, pasi ky i fundit deklaroi se Salianji 'u birësua politikisht'. Në një postim në Facebook, Salianji shkruan se, Sali Berisha ka frikë nga gara dhe demokracia.

Ish-deputeti i PD-së theksoi se Partia Demokratike, nuk është klub privat ku hyrjet, por një forcë politike që duhet të funksionojë me rregulla.

Reagimi:

"Në mungesë të votës, shpik etiketa. Në mungesë të garës, shpall “të vetëpërjashtuar”. Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara. Partia Demokratike nuk është klub privat ku hyrjet dhe daljet vendosen me humorin e një njeriu, por një forcë politike që duhet të funksionojë me rregulla dhe me votën e anëtarëve të saj. Ironike që ky që flet për demokraci, është i pari që i trembet asaj. Unë nuk kam nevojë për bekime, as për leje.

Kam vetëm një kërkesë: garë të hapur dhe votë të lirë. Pjesa tjetër është zhurmë për të mbuluar frikën. E frikë bën mirë që ka se e ka keqpërdorur funksionin për interesa personale dhe biznesi! Demokratët duan një Parti Demokratike fituese!
Sa për hallin që ka se mos “vras” Xhafën, i flet subkoshienca se ka merak se mos “vrasim’ Ramën me votë. Burri ka kohë te turpërohet gjithë jeten e vet, por të bier në këtënivel është e paimagjinueshme dhe fiks siç nuk e urojnë as kundërshtarët më të ashpër! Shpifje si kjo tregojnë sa të madhe e ka frikën dhe dëshpërimin, akuzat për vrasje dihet kush i ka mbi shpinë, siç dhe tregon mëndesinë vrasëse sepse dikush që dëgjon këto biseda dhe nuk i denoncon tregon për veten! Meqë ky po e mbështet SPAK këtë periudhë, unë jam i gatshëm dhe i bëj thirrje SPAK të nisë hetimin për tentativë vrasje ose moskallëzim krimi.

ervin salianji sali berisha pd

Sondazh

Poll