Politike

Berisha: Nuk ka më paqe dhe stabilitet për hajdutët deri në rikthimin e votës së lirë dhe shtetit ligjor

Në një konferencë me gazetarët, Berisha paralajmëroi shtrirje të protestave në të gjithë Shqipërinë dhe se deklaroi se nuk do të ndalen deri në largimin e Edi Ramës.

23 Mars 2026, 13:24 Nga I.A
Berisha: Nuk ka më paqe dhe stabilitet për hajdutët deri në
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi një ditë pas protestës së opozitës, se me sundimin e Edi Ramës nuk ka më paqe dhe stabilitet. Në një konferencë me gazetarët, Berisha paralajmëroi shtrirje të protestave në të gjithë Shqipërinë dhe se deklaroi se nuk do të ndalen deri në largimin e Edi Ramës.

Sipas Berishës, protesta do të ketë kudo ku ka pakënaqësi, ndërsa theksoi se regjimi do të përballet me qëndresën të fuqishme popullore.

”Ndaj dhe ne vazhdojmë rrugën tonë gjer në largimin e kësaj organizate kriminale nga pushteti, e cila ka zero legjitimitet. Ka dalë nga farsa elektorale e certifikuar. Ka vjedhur miliarda e miliarda euro dhe tani së fundmi bllokoi drejtësinë. Ne jemi të bindur se në këtë mënyrë ne jemi interpretë të gjithë shqiptarëve, pavarësisht bindjeve të tyre, por që jetojnë me mundin dhe djersën e tyre. Kështu që, beteja vazhdon edhe më e fuqishme, do të përhapet, do të njohë nivele të reja. Nuk ka më paqe dhe stabilitet për hajdutët, për narkozyrtarët shqiptarë gjer me rikthimin e votës së lirë, shtetit ligjor,” tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll