Politike

Berisha: Pas luftës në Lindjen e Mesme, lajm kryesor në mediat ndërkombëtare është protesta e qytetarëve shqiptarë

Berisha shprehu mirënjohje për mediat vendase dhe në veçanti për ato ndërkombëtare që, sipas tij, kanë pasqyruar protestën dhe mesazhin e qytetarëve shqiptarë.

23 Mars 2026, 13:23 Nga I.A
Berisha: Pas luftës në Lindjen e Mesme, lajm kryesor në mediat
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se protesta e qytetarëve shqiptarë ka marrë jehonë të gjerë në arenën ndërkombëtare, duke u renditur ndër lajmet kryesore pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme. Berisha shprehu mirënjohje për mediat vendase dhe në veçanti për ato ndërkombëtare që, sipas tij, kanë pasqyruar protestën dhe mesazhin e qytetarëve shqiptarë. 

Në një komunikim për mediat, Berisha theksoi se raportimet nga agjenci dhe media të mëdha botërore përbëjnë mbrojtje të dinjitetit të qytetarëve shqiptarë dhe të Shqipërisë duke shtuar se këto lajme tregojnë realitetin politik në vend.

'Kam një mirënjohje të pakufishme ndaj medieve që e përcollën atë, por në veçanti edhe ndaj medieve ndërkombëtare. Pas luftës në Lindjen e Mesme, lajm kryesor në mediat ndërkombëtare është protesta e qytetarëve shqiptarë ndaj regjimit të korruptuar të Edi Ramës. Dhe këto lajme, të përhapura në mediat më të mëdha të botës, të transmetuara dhe të ritransmetuara nga agjencitë më të mëdha ndërkombëtare dhe gazetat më të mëdha e rrjetet televizive, janë mbrojtja e dinjitetit të qytetarëve shqiptarë, mbrojtja e dinjitetit të Shqipërisë. Me këto lajme, mediat ndërkombëtare u faktojnë kombeve dhe vendeve të tyre se vërtet në Shqipëri ka një Ramaduro, ka një kryeministër, i cili nxjerr veten mbi ligjin për vjedhjet që ka bërë. Përdor mandatet e krimit si thika kundër ligjit dhe shtetit. Por ka një popull që nuk pranon këtë. Ka një popull që ngrihet fuqishëm si vigan kundër tij,' tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll