Politike

Identifikohen viktimat e vrasjes në Podujevë, Prokuroria: Motivet nuk dihen ende

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, është sekuestruar një armë zjarri, disa gëzhoja dhe prova të tjera materiale të rëndësishme.

23 Mars 2026, 11:18 Nga I.A
Identifikohen viktimat e vrasjes në Podujevë, Prokuroria: Motivet nuk
Pamjet

PODUJEVË- Një ngjarje e rëndë tronditi fshatin Majac të komunës së Podujevës, ku dy persona humbën jetën nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa e dyshuara ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se viktimat janë identifikuar me emrat Ilaz Brahimi dhe Miradije Gashi.

“Menjëherë pas pranimit të informatave, Policia e Kosovës dhe ekipet hetimore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë veprimet e para hetimore,” thuhet në njoftim.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, është sekuestruar një armë zjarri, disa gëzhoja dhe prova të tjera materiale të rëndësishme. Trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Sipas hetimeve preliminare, motivi i ngjarjes ende nuk është i njohur.

“Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, po zhvillon hetime intensive për ndriçimin e plotë të këtij rasti tragjik,” thuhet në njoftim. /Dosja.al

komuna e podujeves miradije gashi ilaz brahimi

Sondazh

Poll