Sport

ZYRTARE/ Carlos Queiroz largohet, nuk është më trajner i kombëtares së Omanit...

Gjithçka u arrit me marrëveshje të ndërsjellë

23 Mars 2026, 11:00 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Carlos Queiroz largohet, nuk është më trajner i

OMAN - Kombëtarja e Omanit njoftoi zyrtarisht këtë të diel, nëpërmjet një deklarate në faqet e saj zyrtare, ndërprerjen e kontratës së trajnerit Carlos Queiroz me marrëveshje të ndërsjellë.

“Federata e Futbollit të Omanit njofton ndërprerjen e kontratës së trajnerit portugez Carlos Queiroz, me marrëveshje të ndërsjellë midis palëve. Federata shpreh falënderimet dhe mirënjohjen e saj më të sinqertë për përpjekjet e tij gjatë kësaj periudhe dhe i uron atij suksese dhe të gjitha të mirat në të ardhmen e tij profesionale”, thuhet në njoftim.

Carlos Queiroz mbyll kështu një kapitull tjetër në karrierën e tij (të gjatë). Trajneri 73-vjeçar portugez mbërriti në ekipin kombëtar të Omanit në korrik të vitit të kaluar dhe e udhëhoqi ekipin në 11 ndeshje, duke arritur katër fitore.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll